Autori i vrasjes me armë zjarri të punonjësit të hidrocentralit në Vrrithë të Pukës, është identifikuar këtë të shtunë nga Policia.

Policia ben me dije se vrasësi i 30-vjecarit nga Mirdita, P.B, është shtetasi me iniciale E.D, 25 vjec, po me origjinë nga Mirdita.

Sikurse P.B, edhe E.Dj mësohet të ketë qenë punonjës i kantierit të hidrocentralit në fshatin Vrrithë.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se vrasja e 30-vjecarit ka ndodhur nga pakujdesia, teksa arma e zjarrit ka qenë pa leje.

Policia është duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për kapjen e arrestimin e autorit, i cili menjëherë pas vrasjes është larguar nga vendngjarja.

P.B, pasi u plagos mbrëmjen e djeshme u dërgua fillimisht në spitalin e Pukës. Për shkak të gjendjes kritike për jetën, ai u transportua më pas me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës, ku edhe ndërroi jetë.

Artikulli paraprakPROTESTUESIT MBLIDHEN PARA PREFEKTURËS SHKODËR
Artikulli tjetërLIVING – 09.02.2019