Fund tragjik për historianin Zydi Shehi. Dy javë pas krimit të rëndë në azilin privat në kryeqytet ku vrau shokun e dhomës Vrixhil Veshon, ndërron jetë edhe autori i krimit.

Gjykata e Tiranës caktoi për të masën e sigurisë për shtrim në psikiatri, mëngjesin e kësaj të diele mësohet se 78 vjecari ka ndërruar jetë në një spital në Tiranë.

Lajmin e ka bërë me dije botuesi Fatmir Toçi, duke theksuar se sëmundja e tij i zbehu kontributin e tij kulturor ndër vite.

“Zydi Shehi ishte shpallur njëzëri nga Këshilli Bashkiak i qytetit “Qytetar Nderi i Kavajës”. Ndarja nga jeta pas një sëmundje të gjatë e të mundimëshme, me probleme të dhimbëshme e situata të pamerituara për natyrën e tij fisnike ka pikëlluar jo vetëm familjen, të afërmit e miqtë e tyre, por dhe çdo kavajas e këdo që e ka njohur atë apo veprën e tij të çmuar” shkruan në rrjete sociale.

Reagimi i Fatmir Toçit:

Ka ndërruar jetë sot në një spital të Tiranës studiuesi dhe historiani Zydi Shehi, pas një sëmundje të rëndë e të gjatë, i bërë i njohur kohët e fundit edhe për një ngjarje të rëndë në një azil të Tiranës, rrethanat dhe përfundimet e së cilës janë akoma të pazbardhura dhe të paqarta plotësisht…

Zydi Shehi ishte një figurë e mirënjohur në Kavajën e tij si familjar dhe qytetar i devotshëm, studiues i apasionuar pas historisë, veçanërisht për qytetin e tij, Kavajën dhe rrethinat e saj dhe autor i disa botimeve me vlerë dhe interes të veçantë në këtë fushë, duke sjelle fakte dhe interpretime të panjohura më parë. Për këto kontribute për qytetin e tij dhe shoqërinë e emancipuar kavajase ai ishte shpallur njëzëri nga Këshilli Bashkiak i qytetit “Qytetar Nderi i Kavajës”, titull i merituar për një personalitet të shquar e me kontribute konkrete si Zydi Shehi, i cili gjatë gjithë jetës së tij reflektoi mirësi, korrektesë e kulturë, shembullin e modelin e qytetarit bashkëkohor.

Ndarja nga jeta pas një sëmundje të gjatë e të mundimëshme, me probleme të dhimbëshme e situata të pamerituara për natyrën e tij fisnike ka pikëlluar jo vetëm familjen, të afërmit e miqtë e tyre, por dhe çdo kavajas e këdo që e ka njohur atë apo veprën e tij të çmuar.

Ngushëllime dhe u prehtë në paqe!

Artikulli paraprakPOPULLSIA CENS 2023, SHKODRA ME HUMBJET MË TË MËDHA, ZHGËNJEN TIRANA
Artikulli tjetërLUMI I SHALËS, ‘PARAJSA E VOGËL’ QË PO ÇMEND DHE TË HUAJT! DERI PARA PAK VITESH SEKRET, SOT DESTINACION I PREFERUAR