Gjykata e Shkodres ka vendosur masen “Arrest me burg” per Kristjan Shkambin, 27 vjeçarin i cili dy dite me pare vrau me thike ne zemer shokun e tij Kole Fermosi, 28 vjeç.
Sherri ka nisur për arsye banale në një lokal në fshatin Hoti i Ri në Shkodër, ndërsa ata kanë dalë jashtë lokalit dhe në përplasje e sipër fizike, Shkambi ka nxjerrë thikën duke ia ngulur shokut të tij.
Perpara trupit gjykues të drejtuar nga Andri Ymeri, 27 vjecari ka pranuar krimin nderkohe qe sipas tij gjithcka ka qene pas nje konflikti te castit.
Edhe pse shokë me njëri-tjetrin, Kolë Fermosi, 28 vjeç mbeti i vdekur pasi u qëllua me thikë nga shtetasi Kristian Shkambi. Vrasja ndodhi në fshatin Hot i Ri në Shkodër.
Viktima Kolë Fermosi dhe autori Kristian Shkambi mësohet se kanë qenë duke ndenjur në shoqërinë e njëri-tjetrit për disa orë me radhë, në një lokal në fshat.
Nga sa mësohet, dy të rinjtë nuk kanë qenë të shoqëruar me persona të tjerë në tavolinë. Nën efektin e pijes, dy personat kanë nisur që në momente të ndryshme të ofendojnë njëri-tjetrin, gjë e cila ka bërë përshtypje edhe te klientët e tjerë të lokalit.
Ngjarja ka tronditur të gjithë ata që i njohin të dy këta shtetas dhe rrethin shoqëror të tyre, duke qenë se ishin shokë me njëri-tjetrin.
Në momentin që ka mbërritur Policia, autori nuk ka bërë asnjë lloj rezistence nderkohe qe ka shfaqur pendese edhe gjate marrjes ne pyetje para oficerit te policise.