Një islandez 25-vjeçar, i cili vrau me thikë një shqiptar dhe plagosi një tjetër, përballet në gjyq me akuzën e vrasjes dhe vrasjes së mbetur në tentativë.
Dagur Hoe Sigurjónsson përballet edhe me detyrimin për pagim reparacionesh për prindërit e viktimës, Klevis Sula.
Klevisi dhe shoku i tij u sulmuan nga islandezi në Austurvöllur, periferi e Reykjavíkut, dhjetorin e kaluar. Sipas policisë, Dagur e goditi katër herë Klevisin: një herë në zemër, në krahun e djathtë e dy herë në shpinë.
Ai godite tri herë edhe shqiptarin tjetër, në shpatull, krah e këmbë. Klevisi vdiq më pas në spital për shkak të plagëve.
Nëna e Klevisit kërkon nga gjykata dëmshpërblim prej 10 milion krona islandeze, rreth 80 mijë euro, si dhe 870 mijë krona të tjerë për mbulimin e shpenzimeve. I ati kërkon 10 milion krona, ndërsa i plagosuri kërkon dëmshpërblim 3.2 milion krona.
“Ai ishte i mrekullueshëm dhe donte t’i ndihmonte të gjithë. Fliste mirë për islandezët dhe i pëlqente njerëzit. Ishte shumë i lumtur këtu”, tha nëna e Klevisit, Natasha Sula, pak pas vrasjes së të birit.