I akuzuar si autori i vrasjes me paramendim të gruas shqiptare dy vite më parë me një plumb në qafë dhe hedhjes së trupit të saj në lumë, 64-vjeçari politikani italian, Franco Vignati është dënuar këtë të martë me burgim të përjetshëm nga gjykata italiane.

Sipas mediave italiane raportohet se 64-vjeçari Franco Vignati, i njohur si ish-anëtar i partisë së ekstremit të djathtë “Lega Nord”, në qytetin e Chignolo Po, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda të Milanos, në Itali.

Mediat bëjnë të ditur se prokuroria e Lodit i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të Milanos në Itali, dënimin me burgim përjetë për Franco Vignatin,

pasi italiani akuzohet për vrasjen e shqiptares Lavdjie Kruja, e njohur edhe si Dea. Gruaja, 40-vjeçare Lavdije Kruja ishte nënë e dy fëmijëve, dhe ajo ishte qëlluar me një armë në pjesën e pasme të kokës.

Vignati do të duhet të rimbursojë 200 mijë euro kompensim të përkohshëm për secilin nga dy fëmijët e gruas së vrarë.

Vrasja e 40-vjeçares shqiptare ka ndodhur më 30 maj 2016 në brigjet e lumit Po, në komunën Monticelli d’Ongina , ku italiani kishte shërbyer si këshilltar komunal për kulturën.

Artikulli paraprakU ARRESTUA PËR TRAFIK DROGE, I SEKUESTROHEN PRONAT
Artikulli tjetërPROTESTE NE KURBIN,BLLOKOHET RRUGA E KOMBIT NE MILOT