Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Emanuel Koçën, 32-vjeçarin nga Tirana i cili natën e 12 qeshorit, vrau pranë stadiumit të Laçit Viktor Shkorretin pas një sherri për një vend parkimi.

Koca ka deklaruar pas arrestimit se e qëlloi me armë Viktor Shkorretin duke e lënë të vdekur, pasi sipas tij, 24-vjeçari e kishte qëlluar më parë me thikë, ndërsa ka shfaqur pendesë për krimin.

“Jam penduar për atë çfarë kam bërë. Ai më ka qëlluar me thikë, ndaj dhe kam marrë armën dhe e kam vrarë” mësohet se ka deklaruar ai.

Viktima ka patur banesën e tij fare pranë vendit ku mbeti edhe i vrarë. Në një vend parkimi para banesës së tij ka ardhur për të lënë makinën autori i krimit Emanuel Koca, banues në Tiranë, por ka hasur në kundërshtinë e 24-vjeçarit Viktor Shkorreti.

Pas sherrit të nisur Koca nxori automatikun dhe qëlloi për vdekje Viktor Shkorretin.

Artikulli paraprakRA NGA SKELA, NDËRRON JETË 43 VJEÇARI NGA LEZHA
Artikulli tjetërRAMA: NË 30 QERSHOR VENDOSET FATI I VENDIT, ZËRAT PËR NJË ’97 TË DYTË PËRHAPEN NGA ATA QË I TREMBEN ZGJEDHJEVE