Vreshtaret e Zadrimës u bënë bashkë dhe degustuan shijen e veres të produktit të tyre, si një mënyre që të njohin njëri-tjetrin dhe të shkembejne ekperiencat ndërmjet tyre, për të nxitur përmirsimin e produktit dhe më pas të veres.Teksa flasin për varitetin dhe cilësinë e rrushit, vreshtaret thonë se ndryshimet klimatike të dy viteve të fundit kanë ndikuar negativisht në bujqesi, ndaj dhe takime të tilla janë domosdoshmeri për tu njohur me teknikat e reja të mbrojtjes së vreshtarisë.

Iniciatori i këtij degustimi prodhuesi i veres Anton Prenga thotë se është mjaft e rëndësishme që vreshtaret të njihen me shijen e produktit të tyre.

I pranishem në këtë degustim enologu Italian Alberto Cugnetto thotë se cilësia e rrushit është kryesorja për prodhimin e veres, ndaj dhe edukimi i vreshtareve është mjaft i nevojshem.

Pjesë e këtij degustimi i bë vera e prodhuar përgjatë tre viteve, ndërsa takime të tilla mes vreshatereve dhe prodhuesve të veres synohen të kthehen në traditë të përvitshme në Zadrimë, zonë kjo mjaft e pasur me vreshtari.

Artikulli paraprakFESTIVALI “UNUM” NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërSHKODËR, MESHA E PARË E IPËSHKËVIT TË RI KUADITOR