Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë nën akuzën se ka vrarë një taksist në këtë qytet.

Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur me 14 dhjetor 2016. Mësohet se taksisti është Idriz Kariqi, 65 vjeç. Kanë qenë familjarët e viktimës, të cilët kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e të afërmit të tyre. Policia thotë se “24 vjeçari ka kërkuar që taksisti ta çonte në grykderdhjen e Shkumbinit dhe aty e ka goditur me thikë. Pas kësaj ai ka nxjerrë trupin e viktimës nga mjeti dhe është larguar me taksinë”. Disa minuta me pas ka perplasur taksine dhe e ka çuar ne nje servis. Ketu është zbuluar nga policia, e cila mbrëmjen e 15 dhjetorit 2016 ka bërë dhe arrestimin e tij. Pas arrestimit, 24 vjeçari nga Luzi ka treguar te gjithe ngjarjen dhe vendin ku e kishte hedhur trupin e viktimes.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, SËRISH TEMPERATURAT NË -9 GRADË C
Artikulli tjetërSARANDË – NJË NË PRANGA DHE NJË NË KËRKIM PËR KANABISIN E GJETUR NË TUNEL