Një 41-vjeçare nga fshati Molisht në ish/komunën Sinjë, në rrethin e Beratit, i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme.

Merita Filaj, nëna e 3 fëmijëve, ka varur veten me litar në kasollen e barit, që ndodhej pak metra larg banesës së saj.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se,viktima,15 minuta para vetëvarjes, ka telefonuar policinë, në numrin 129 dhe u ka thënë duke qarë që të kujdeseshin për fëmijët e saj.

Patrulla e policisë, pas lokalizimit të telefonatës, eshte nisur drejt banesës së familjes Filaj por e kanë gjetur gruan të vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë.

Viktima 41-vjeçare, Merita Filaj nuk vuante nga asnjë formë depresioni por duket se kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte, e kanë detyruar të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Merita jetonte e vetme në një banesë në fshatin Molisht, që ndodhej 3 km e veçuar larg banesave të tjera. Ajo jetonte me 2 vajzat e saj, ndërsa bashkëshorti dhe djali kishin emigruar në Greqi.

Artikulli paraprakVIKTIMA E GJENDUR NE PUKE,BABA I 7 FEMIJEVE
Artikulli tjetërVDES 74 VJEÇARI NË NJË MOTEL,ISHTE MË NJË GRUA