Një 40-vjeçar në Tropojë ka humbur jetën ndërsa është vetëvrarë me armë zjarri automatik.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën në fshatin Kovaç, ndërsa viktima është shtetasi me iniciale K.H. E gjithë skena e krimit ka ndodhur në banesën e viktimës, ku ka qenë e pranishme dhe gruaja e xhaxhait të tij, që gjithashtu ka mbetur e plagosur. Policia thotë se H.H, 54 vjeçe është plagosur aksidentalisht teksa ka tentuar për t’i marrë armën viktimës dhe për të ndaluar vetëvrasjen. Ajo është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima e ka kryer këtë akt në gjendje depresive. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, 1 armë zjarri automatik, 1 një krëhër me 11 copë fishek, një granat dore të cilën e kishte në xhep të xhupit, viktima. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake e municionit”.

Artikulli paraprakSIRI, REBELËT PRESIN EVAKUIMIN NGA ALEPO
Artikulli tjetërMETA: ANGAZHIM MË I MADH PËR TË VARFËRIT