Beteja në Kirkuk – Vriten 18 oficerë sigurie dhe 8 militantë ekstremistë
18 oficerë sigurie kanë humbur jetën deri tani si pasojë e betejës në qendër të qytetit Kirkuk të Irakut mes forcave kurde dhe militantëve të Shtetit Islamik. Objektet e prodhimit të naftës së papërpunuar nuk ishin në shënjestër të Shtetit Islamik teksa energjia elektrike ka vijuar pa ndërprerje në qytet. E gjithë zona është në shtetrrethim teksa situata vijon të mbetet e paqartë, pasi nuk dihet numri i saktë i ekstremistëve që ndodhen në qytet. Vijon beteja në qendër të qytetit Kirkuk të Irakut mes forcave kurde dhe militantëve të Shtetit Islamik. Ekstremistët sulmuan disa prej ndërtesave të policisë dhe një stacion energjie të premten në kundërpërgjigje të ofensivës së forcave irakiane. Kanali televiziv K24 ka transmetuar imazhet e rënda të betejës, ku breshëri plumbash binin mbi çatitë e braktisura të qytetit, ne të cilat mendohet se fshihen ektremistë të Shtetit Islamik. Autoritetet deklaruan shtetrrethimin e qytetit , ku forcat kurde kanë perforcuar pozicionin e tyre. Në orët e para të së premtës si pasojë e sulmeve 18 anëtarë të forcave të sigurisë humbën jetën, ndërkohë disa punëtorë u vranë në periferi të qytetit pëfshirë edhe dy shtetas iranianë. Objektet e prodhimit të naftës së papërpunuar nuk ishin në shënjestër të Shtetit Islamik, teksa energjia elektrike ka vijuar pa ndërprerje në qytet. Sipas forcave të sigurisë,dhjetra persona morën pjesë në këtë sulm, ndërsa nuk konfirmohet pretendimi i Shtetit Islamik se ka marrë peng një oficer policie kurd. Të paktën 8 militantë mbetën të vrarë, si pasojë e përplasjeve me forcat e sigurisë dhe po ashtu duke hedhur veten në erë. Forcat kurde kanë dëbuar çdo militant nga çdo ndërtesë që kanë pushtuar. Qyteti i Kirkukut është i vendosur në lindje të Hawijas, një zonë mes Bagdadit dhe Mosulit që ende kontrollohet nga Shteti Islamik. Të hënën ushtria irakene nisi sulmin për të rimarrë në duar qytetin e Mosulit. Luftëtarët Peshmerga morën kontrollin e Kirkukut në vitin 2014, pasi forcat irakene u tëhoqën si pasojë e avancimit të Shtetit Islamik në veri dhe perëndim të Irakut.