Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri në Durrës. Mësohet se viktimat janë dy vëllezër Besmir dhe Viktor Haxhiaj 35 dhe 37-vjeç nga Puka banues në Spitallë, të cilët janë gjetur pajetë brenda në makinën tip ‘Golf’ me targa AA716ZZ. Vëllezërit ishin duke kaluar me makinë në momentin që kanë rënë në pritë duke u qëlluar me breshëri armësh. Autorët dyshohet se kanë qenë dy. Kanë qenë banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat duke lajmëruar policinë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:40 te tregu i makinave në Shenavlash, te zona e Nishtullës, sapo dy vëllezërit kanë dalë nga puna për t’u larguar. Forca të shumta policie rrethuan zonën, ndërsa janë ngritur edhe pika të shumta postblloku për të shkuar në rënë në gjurmët e autorëve. Mister mbetet motivi nëse lidhet me ndonjë sherr të çastit apo hakmarrje.

Dyshimet e para lidhen me një borxhet për makinat. Pas identifikimit është bërë largimi trupave të tyre drejt morgut. Policia shoqëruar mbi 30 persona deri tani. Një pjesë e bizneseve kanë qenë të mbyllura, por pritet që të kontrollohen kamerat e sigurisë nëse kanë fiksuar autorët. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë një borxh për makinat pas mosmarrëveshjeve për shit-blerjen. Kjo është një tjetër ngjarje e rëndë, pak minuta pas asaj të Lezhës ku u vranë dy persona të tjerë.

Komunikata paraprake e policise:

”Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta kanë humbur jetën në një mjet dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) .
Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.
Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës. Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

Artikulli paraprakDY TË VDEKUR NË LEZHË NGA TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI, VRITET RAPSODI I NJOHUR
Artikulli tjetërVRASJA E VËLLEZËRVE NË DURRËS/ SHOQËROHEN 3 PERSONA, 2 ME PRANGA, JA PISTAT KU PO HETOHET