Njëzet kuaj të ngordhur janë gjetur brenda një jave në Kentucky në ShBA.

Autoritetet po hetojnë për të gjetur autorët e këtij krimi dhe ata japin 20 mijë dollar për çdo person që jep një informacion të saktë mbi ta.

Nga hetimet paraprake policia deklaroi se kuajt janë qëlluar me armë të një kalibri të ulët.
Trupat e tyre janë shpërndarë në një fushë duke krijuar një skenë të tmerrshme.
Policia po kërkon të gjithë fushën për të gjetur kuaj që kanë mbijetuar.

Kjo hapësirë shërben për të gjithë kafshët të cilët janë braktisur nga të zotët e tyre dhe ata ushqehen nga banorët rreth zonës.

Artikulli paraprakSPAK-U VERIFIKIM TRANSAKSIONEVE TË DYSHIMTA TË BOTËS SË KRIMIT DHE ZYRTARËVE
Artikulli tjetër23 VJEÇARI I VË FLAKËN MAKINËS SË MAMASË