Pesë zyrtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe u vranë në një sulm me bombë në një hotel në provincën jugore të Kandaharit në Afganistan.

Nga sulmi mbetën të plagosur dhe 14 persona të tjerë mes tyre guvernatori provincial dhe ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe. Ngjarja u regjistrua në orët e mbrëmjes së të martës, ndërsa guvernatori Hamayoon Azizi, ishte në darkë me ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kabul, të shoqëruar nga disa zyrtarë afganë dhe diplomatë nga Emiratet. Zëdhënësi i qeverisjes provinciale, Samin Khpalëak, tha se guvernatori dhe ambasadori i Emirateve, i identifikuar si Juma Mohammed Abdullah al-Kaabi, janë plagosur. Tre ditë zie janë shpallur në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Artikulli paraprakTALENTI SHQIPTAR DEBUTON ME ATLETICO MADRID
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, RRITEN SËRISH TEMPERATURAT