Siri, vriten atentatorët e Parisit dhe Brukselit

Dy prej atentatorëve të përfshirë në sulmet e nëntorit të vitit 2015 në Paris të Francës, raportohet të jenë vrarë nga një sulm ajror i ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara në Siri. Personat, të cilët identifikohen nga Pentagoni si Salah Gourmat dhe Sammy Djedou, ishin pjesëtarë të të ashtuquajturit Shtet Islamik. I vdekur ka mbetur edhe një person i tretë në sulmin e 4 dhjetorit, sërish pjesë e grupit xhihadist, i cili ka pasur lidhje me komplotet terroriste në Belgjik gjatë 2015-s. Në momentin e sulmit nga SHBA, të 3 terroristët ishin duke thurur plane për sulme të tjera me në objektiv Perëndimin, siç njofton Pentagoni. Treshja terroriste ka qenë pjesë e një rrjeti të udhëhequr nga Boubaker Al-Hakim, i cili është vrarë në një tjetër sulm ajror të koalicionit të udhëhequr nga Amerika më 16 nëntor, sipas asaj që njofton zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook. “Sulmi nënvizon edhe njëherë përpjekjet tona të pamëshirshme për të goditur në vijimësi anëtarët e Shtetit Islamik të cilët tentojnë të organizojë sulme në SHBA, apo të prekin interesat tona dhe të aleatëve tanë anembanë botës”, tha Cook. Militantët e ISIS morën përsipër përgjegjësinë e sulmeve në kryeqytetin francez më 13 nëntor 2015, në shënjestrën e të cilëve ishte salla e koncerteve “Bataclan”, stadiumi “Stade de France” dhe restorante e lokale të zonës. Plot 130 viktima u shënuan nga ato ngjarje, ndërsa mbi 350 të tjerë u plagosën.

Artikulli paraprakARRESTOHET “UJKU” SHQIPTAR NË PERUXHIA
Artikulli tjetërSERBIA E DYTA NË BOTË PËR ARMË ILEGALE .NË BOTË VETËM SHTETASIT E SHBA KANË MË SHUMË ARMË SE QYTETARËT SERBË