Vriten në atentat ish-polici dhe një person
Me 12 plumba automatiku janë ekzekutuar mesditën e kësaj të marte në afërsi të Sukthit, Ervin Dalipaj ish-shefi i Krimit Ekonomik në policinë e Tiranës dhe shoku i tij Xhino Dautaj. Të dy personat janë ekzekutuar tek Mbikalimi i Sukthit rreth orës 13:30 minuta teksa udhëtonin në automjetin tip Audi S8, ndërsa atentatorët dyshohet se kanë qenë dy dhe i kanë ndjekur lëvizjet e Dalipjat e Dautajt deri në momentin e atentatit mafioz. Ervin Dalipaj e Xhino Dautaj kanë humbur jetën në mënyrë të menjëhershme ndërsa një sërë postoblloqesh janë ngritur nga policia e Durrësit e Tiranës për kapjen e autorëve. Pista kryesore e hetimit është ajo e ekzekutimit për hakmarrje ndërsa ngjarja dyshohet se lidhet me krimet në qytetin e Durrësit e përkatësisht me rrëmbimin dhe ekzekutimin e Gazmend Collakut një vit më parë. Për këtë ngjarje në akuzë zyrtarisht ka qenë Ervin Dalipaj i cili sëbashku me Denis Shtrazën u hetuan për rrëmbimin e më pas ekzekutimin e Collakut. Dhe pse në kërkim nga policia për më shumë se një vit Ervin Dalipaj ka mundur të fshihet deri sa këtë të martë u ekzekutua më breshëri plumbash. Hetuesit kanë sekuestruar pamjet filmike të disa bizneseve në zonën e mbikalimit të Sukthit, ndërsa autorët dyshohen se kanë përdorur për kryerjen e krimit dy armë, një automatik një pistoletë dhe dy mjete përfshirë një motor dhe një makinë me të cilën janë larguar në brendësi të Sukthit. Vriten në atentat ish-polici Ervin Dalipaj dhe një person që e shoqëronte në makinë +10 Vriten në atentat ish-polici Ervin Dalipaj dhe një person që e shoqëronte në makinë Ervin Dalipaj vritet ditën e gjyqit ndaj vrasjes së Gazmend Çollakut Një tjetër pistë e hetuesve se kjo ngjarje lidhet me ekzekutimin e Gazmend Çollakut është dhe fakti se Ervin Dalipaj është vrarë në mesditë afërisht me orën 12.30 minuta kohë në të cilën në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj tij u zhvillua seanca e 9-të në mungesë. I pranishëm në gjyq ishte vetëm Denis Shtraza i cili edhe më parë ka mohuar akuzat për përfshirjen në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Gazmend Collakut. Vetë Dalipaj i vënë në akuzë, para pak kohësh me anë të mediave kishte mohuar akuzën e vrasjes së Collakut dhe deklaronte 1 vit më parë se nuk dorëzohej para drejtësisë pasi kishte frikë se procesi ndaj tij ishte i fabrikuar. Teksa makina tip Audi ngjyrë gri me të cilën udhëtonte Ervin Dalipaj e Xhino Dautaj ka qenë duke kaluar tek mbikalimi Sukthit, një tjetër automjet u ka kaluar pranë duke qëlluar me breshëri të shtënash. Nga kqyrja që iu bë vendit të ngjarjes u gjetën 12 gëzhoja plumbash. Vrasja dyshohet e tipit mafioz, pasi viktima me precdente të mëparshëm dukej që ishte mbajtur gjatë nën vazhgim. Në momentin që ata kapërcenin mbikalimin e Sukthit, të shtënat me armë kanë bërë që Dalipaj të humbë kontrollin e mjetit dhe të dalë nga rruga. Ai u gjet me plagë të shumta në trup dhe bashkë me të dhe pasagjeri Xhino Dautaj që udhëtonte me të. Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet pak kohe me pare dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Denis Shtrazës dhe ish efektivit të policisë Ervin Dalipaj, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në 6 janar të 2015 në Durrës. Këta dy shtetas akuzohen se, së bashku me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, në 06.0.2016 kanë rrëmbyer dhe vrarë shtetasin Gazmend (Laert) Çollaku. Në dosjen e Prokurorisë për Krime të Rënda thuhet se: – midis shtetasve Denzi Shtraza dhe Lart Çollaku egziston një konflikt, pasi ka dyshime se ky i fundit ka tentuar të vrasë Denizin në vitin 2013; – dy shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza janë shoqëruar nga policia vetëm 3-4 orë pas rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Lart Çollaku me mjejtin tip Benz Ml, me ngjyre te zeze me targa AA671MZ, në pronësi të Ervinit, ku janë gjetur gjurmë gjaku të njëjta me ato që janë gjetur në vendngjarje dhe në rrobat e viktimës; – ky mjet në datën 06/01/2016 është përdorur vetëm nga shtetasi nën hetim Ervin Dalipaj dhe në orët e pasdites dhe mbrëmjes së kësaj ditë kanë qenë vetëm me shtetasin nën hetim Deniz Shtraza; – të dy shtetasit nën hetim pranojnë që gjatë datës 06/01/2016 në orët e pasdites dhe mbrëmjes kanë qëndruar së bashku por në deklarimet e tyre kanë kontradita të qarta dhe të shumta lidhur me oraret e takimit dhe lëvizjes, vendet e ku kanë shkuar dhe me cilët janë takuar në Tiranë, të paarsyeshme për veprime të kryera vetëm disa orë para deklarimit; – të dy shtetasit nën hetim deklarojnë se nuk kanë asnjë dijeni se të kujt janë 9 aparatet celularë të gjendur në mjetin e Ervinit, ne xhepin e derës së pasagjerit ku ka qenë duke qëndruar Denizi; rezulton i provuar fakti se në bagazhin e mjetit në pronësi të shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj ku ka qenë të paktën dhe shtetasi nën hetim Deniz Shtraza është vendosur dhe më pas është vrarë shtetasi Lart Çollaku. Pra rezultoi e provuar se shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza në bashkëpunim midis tyre dhe në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë rrëmbyer shtetasin Laert (Gazmend) Çollaku, e kanë lidhur në këmbë dhe duar me fasheta të zeza, e kanë transportuar si fillim me një mjet tip Audi, per ne fshatin Murqin te Krujes dhe e kanë vrarë me armë zjarri, duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale të “Rrembimin ose mbajtjen peng te personit“ e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizikike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij”, e kryer ne bashkëpunim dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake”. Po ashtu shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj në datën 06/01/2016 reth orës 23 :40 kur është shoqëruar nga Policia e Durrësit i është gjetur dhe sekuestruar një një dokument me nr. xxxxx i lëshuar nga Drejtoria e Policisë Tiranë dhe një stemë metalike me mbishkrimin « Policia » të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente. Ky shtetas ka qenë punonjës i policisë nga viti 2000 deri në vitin 2012 kur është liruar. Në këtë mënyrë ka konsumuar veprën penale të «Mbajtjes pa të drejtë të uniformës».