Një i ri me origjinë shqiptare është viktima e radhës në valën e goditjeve me thikë që ka përfshirë Anglinë 18 muajt e fundit.Elton Gashaj u godit për vdekje me thikë në zonën Salt Hill Park, Berkshire.

Sipas policisë kjo ngjarje e rëndë ndodhi pas një përplasje mes dy grupeve të përbërë nga të rinjtë, ku humbi jetën 15- vjeçari nga Kosova.

Vera Gashaj, nëna e djalit deklaroi se ajo e kishte paralajmëruar policinë se djali ishte pjesë e një shoqërie të papërshtatshme.

Sipas “Daily Mail”, dy djem të moshës 15 vjeç dhe një tjetër i moshës 17 janë ndaluar nga policia, të dyshuar për vrasje.

Artikulli paraprakMETA HAP GARËN PËR ANËTARË TË KOMISIONIT TË KONKURRENCËS
Artikulli tjetërPRESIDENTI THAÇI KËRKON NJOHJEN E KOSOVËS NGA SELIA E SHENJTË