Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Mësohet se një 29-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në rrugën ‘Irfan Tomini’.

Viktimë ka mbetur i riu Jurgen Duka, ndërsa raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes viktimës dhe një personi tjetër ende të paidentifikuar në market.

Fillimisht Duka ka mbetur i plagosur ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sakaq, policia ka marrë në pyetje disa persona në lidhje me krimin ndërsa Report Tv mëson se të rinjtë kanë qenë të dehur.

Vijon puna nga autoritetet për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Njoftimi i Policisë
Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar. Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes. Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.

Artikulli paraprakNGJARJE E RENDE! PARUKIERI I VIPA-VE NE SHQIPERI I MERR JETEN SE BIJES PASI GRUAJA I KERKOI DIVORCIN
Artikulli tjetërRRËFIMI NDRYSHE I VLADIMIR PUTIN: KAM PUNUAR SI TAKSIST PËR TË PËRBALLUAR JETESËN