Një 45 vjeçar, me kombësi shqiptare, u gjet i vdekur dje pasdite në fshatin Agios Athanasios të Selanikut.
Trupi i pajetë i 45-vjeçarit u gjet pranë një sheshi lojrash, ngjitur me aksin rrugor kryesor të fshatit.
Mediat greke raportojnë se viktima kishte lëndime të shumta në fytyrë.
Kjo ishte arsyeja kryesore që i drejtoi autoritetet që nga fillimi në përfundimin se kishin të bënin me një vrasje.
Vendi u bllokua nga Policia. Kjo e fundit ka mbledhur të dhëna që do të ndihmojnë në zbulimin e identitetit të autorit të vrasjes.
Siç raportojnë mediat greke, policia ka si të dyshuar kryesor për vrasjen djalin e viktimës.
Pas zbulimit të trupit të pajetë të 45-vjeçarit, oficerët e policisë e shoqëruan djalin e tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Selanikut për ta marrë në pyetje.
Një dëshmitare në këtë rast është një grua e re shqiptare që pretendohet se ka parë atë që ndodhi pranë sheshit të lojërave.