Mirditë/Informacion paraprak

Më datë 20.08.2024, shtetasja L. R. ka njoftuar Policinë se ka gjetur të pajetë babanë e saj, shtetasin F. R., 68 vjeç, në banesën e familjes në fshatin Lajthizë, njesia administrative Orosh, ku 68-vjeçari kalonte muajt e verës. Prej 2 ditësh ai kishte humbur kontaktet me familjarët.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë vendore dhe grupi i posaçëm hetimor.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Deri në këto momente janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, disa shtetas, banorë të këtij fshati.

Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime intensive për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e rastit si dhe për të zbardhur rrethanat.

Artikulli paraprakAKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN LEZHË-SHËNGJIN, MAKINA HUMB DREJTIMIN NGA SHPEJTËSIA E LARTË! NDËRRON JETË I RIU
Artikulli tjetër“10 PARQE NË 10 DITË”, RAMA FTON QYTETARËT T’I BASHKOHEN NISMËS SË AGJENCISË SË ZONAVE TË MBROJTURA