Një shqiptar 63-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm nw Korfuz, ku edhe banonte. Ka qenë një shofer që po kalonte në rrugë që ka pikasur trupin e viktimës, duke njoftuar departamentin e policisë në Lefkimi.
Paraprakisht, viktima dyshohet se është qëlluar me armë gjahu në zonën Spartera. Sipas informacioneve të para, 63-vjeçari dyshohet se është qëlluar nga një distancë e afërt.
Gjurmët e tij kishin humbur të dielën në mëngjes, ndërsa familja denoncoi rastin në stacionin policor të zonës.
Mjekësia ligjore do të japë rezultat e ekzaminimit të trupit të viktimës, ndërsa çështja po hetohet nga Drejtoria e Policisë së Korfuzit.