Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Lezhë pas disa të shtënave me armë zjarri.

Mësohet se viktima është Eno Nikulaj, i cili është qëlluar me kallashnikov mbrëmjen e sotme. Eno Nikulaj është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, biznesmenit që u vra disa muaj më parë në Shëngjin.

Besohet se kjo vrasje ka ardhur si pasojë e gjakmarrjes, arsye për të cilën u vra edhe biznesmeni Nikulaj në prill të këtij viti nga një grup personash me pagesë.

Artikulli paraprakSHORTI I EURO 2024, FJALËT E PARA TË TRAJNERIT SILVINHO
Artikulli tjetërUEFA VENDOS PËR EURO 2024: VETËM 10 MIJË BILETA PËR TIFOZËT E NJË KOMBËTAREJE PËR NDESHJE!