Një shqiptar është vrarë në Tuz të Malit të Zi. Mediat malazeze bëjnë me dije se viktima është Edmont Gjinkolaj , trupi i të cilit u gjet sot në mëngjes në një livadh në fshatin Miles të Tuzit.

Ndërkohë bëhet e ditur se në polici është dorëzuar dhe më pas arrestuar edhe autori i kësaj ngjarje të rëndë. Ai quhet Paljoka Junqaj nga Mali i Zi, i cili rrëfeu krimin dhe dorëzoi armën me të cilën besohet se ka qëlluar për vdekje shqiptarin.

Ndërkohë sipas informacionit të policisë, shqiptari i vrarë hyri në Mal të Zi në 4 janar dhe ka qëndruar deri në momentin e vrasjes me disa shqiptarë të tjerë.

Ndërkohë nga autopsia e kryer rezulton se shqiptari gjeti vdekjen nga një plumb në kokë.

Artikulli paraprakKËRCIMI I ZJARRËFIKËSIT NË AUSTRALI: E BËJ PËR T’I NGRITUR MORALIN QYTETARËVE
Artikulli tjetërANTISHPIFJA,RAPORTUESI NGA PPE: RAMA PO RREZIKON NEGOCIATAT