Kryetarja e Bashkisë dhe dy gazetare të një qyteti të vogël në Finlandë janë vrarë me snajper. Mediat botërore shkruajnë se ajo është qëlluar teksa darkonte me dy gazetaret.
Bëhet fjalë për kryetaren e bashkisë së qytezës Imatra. Sipas mediave finlandeze dyshohet se autori është një 23¬-vjeçar banor i qytetit. Nuk dihet se përse e ka qëlluar me snajper kryetaren e bashkisë i riu, por mendohet për lidhje politike. Sipas policisë viktima është Tiina Uilen Japinnen, ndërsa identiteti i dy gazetareve nuk është bërë akoma i ditur.