Njeriu që besohet të jetë autori i dyshuar i sulmit me kamion në tregun e krishtlindjeve në Berlin u vra në një shkëmbim zjarri në periferi të qytetit verior italian të Milanos, tha një burim i policisë për Reuters.

Agjencia italiane e lajmeve “Ansa”, shkruan se Amri mbeti i vrarë gjatë një kontrolli rutinë të policisë në rrugën Piazza i Maggio në Sesto San Giovanni. I riu sipas agjencisë nxori një armë për të qëlluar në drejtim të forcave të policisë dhe këta të fundit i janë kundërpërgjigjur duke e qëlluar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Policia kishte dalë për të kryer kontrolle në zonë siç kryen zakonisht. Të riut tunizian i janë kërkuar dokumentet, por në atë moment ai ka nxjerr një armë nga ana e shpinës së tij. Amri u qëllua me një plumb në pjesën e shpatullës. Nga sulmi me kamion në një treg krishtlindjesh, të paktën 12 persona gjetën vdekjen dhe 48 të tjerë mbetën të plagosur mbrëmjen e 19 dhjetorit. Sulmi i përgjakshëm që la pas 12 viktima është marrë përsipër nga i ashtuquajturi Shteti Islamik. Autori i ngjarjes, Anis Amri nga Tunizia rezulton të jetë i dënuar në Itali me 4 vite burgim.

Artikulli paraprak“ASNJË FËMIJË JASHTË” NË QËNDËR TË SHKODRËS
Artikulli tjetërASAMBLEJA E PS – RAMA: PARLAMENTI PORNOGRAFI EKSTREME, TË TRANSMETOHET ME PULLË TË KUQE