Një vrasje ka ndodhur në kufirin mes Pukës dhe Vau Dejësit pasditen e 27 shtatorit. Pjetër Gjoka 44 vjeç nga Lezha ka humbur jetën si shkak i plumbave në trup. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim shtetasin Maltin alis Anton Gjini i dyshuar si autor i kësaj vrasjeje. Fillimisht 44 vjeçari nga Lezha mbeti i plagosur në vendin e quajtur Kaftallë në zonën e Pukës. Pjetër Gjoka u transportua nga dy persona të panjohur nga Kaftalla deri tek qendra shëndetësore në Vau Dejës për t’i dhënë ndihmën e parë 44 vjeçarit. Dy personat që e sollën deri në Vau Dejës është ende e paqartë nëse kishin njohje më përpara me viktimën apo ishin kalimtarë të rastit. Më pas Pjetër Gjoka për shkak të plagës së rëndë u dërgua drejt spitalit rajonal të Shkodrës për një mjekim më të specializuar. Menjëherë iu nënshtrua një operacioni por në sallë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, Pjetër Gjoka nuk arriti që t’i mbijetojë plagës duke humbur jetën. Mësohet se 44 vjeçari ka marrë një plumb në bark por gjatë rrugës nga Kaftalla e Pukës deri tek qendra shëndetësore e Vau Dejësit dhe më pas në spitalin rajonal të Shkodrës shtetasi Pjetër Gjoka ka humbur një sasi të konsiderueshme gjaku. Policia vendore e Shkodrës bën të ditur se viktima pasi mbeti i plagosur fillimisht, në qendrën shëndetësore të Vau Dejësit u paraqit rreth orës 18:00 i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Ajo që dihet deri më tani është se autor i dyshuar është shtetasi Martin Gjini i cili është shpallur në kërkim nga policia e Pukës. Policia dyshon se këta dy shtetas kanë patur njohje me njëri-tjetrin dhe pas një konflikti mes tyre ende të paqartë ka ndodhur edhe vrasja e 44 vjeçarit. Pas kësaj ngjarje të rëndë shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Pukë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi Pjetër Gjoka, 44 vjeç, nga Lezha, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, kanë vijuar intensivisht punën për grumbullimin e provave, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Maltin alias Anton Gjini, 36 vjeç, banues në Lezhë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e personit të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.