Nje person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë.

Mësohet se viktima i moshës rreth 30-vjeç ka qenë i shoqëruar në një lokal në rrugën “Teodor Keko”, kur është thirrur nga autorët për të dalë jashtë, ku dhe është qëlluar për vdekje nga persona, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Informacion paraprak

“Në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen” thotë policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë  bërë rrethimin e  zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna  nga grupi hetimor  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

 

 

Artikulli paraprakOPERACION ANTI-DROGË, ZBULOHEN 150 KG KANABIS
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT/ DIELL, POR TEMPERATURA TË ULËTA NË MËNGJES, KTHJELLIME PASDITE