SHBA, vritet një tjetër afro-amerikan protesta kundra policisë
Nuk kanë të ndalur protestat në SHBA, ku manifestuesit vijojnë kundërshtimin ndaj forcave të policisë të cilët sërish kanë vrarë një afro-amerikan. Ngjarja është shënuar në Los Angelos gjatë një ndjekjeje të një makinë e cila dyshohej se ishte e vjedhur . Shoferi i makinës 18 vjeç nuk u ndal. Më pas policia nisi ta ndiqte. Shoferi u arratis, braktisi makinën dhe u fsheh në një shtëpi por agjentët arritën ta gjurmonin dhe më pas e vranë. Agjentët thanë se i riu ishte i armatosur çka u kundërshtua nga shumë dëshmitarë. Ndërsa lëvizja Black Lives Matter hedh akuza më të rënda duke thënë se i riu u vra ndërsa kishte ngritur duart lart. Prej kohësh shumë shtete të SHBA janë përfshirë nga konfliktet mes agjentëve dhe afroamerikanëve.