Vritet oficeri i shërbimit të sigurimit, bombë në makinë

 

Një oficer i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës është vrarë sot nga shpërthimi i bombës në makinë. Ngjarja ka ndodhur orët e para të së premtes në qytetin juglindor Mariupoli, njoftojnë media vendase. Koloneli Alexander Kharaberiush u vra kur makina e tij shpërtheu rreth orës 08.30 të mëngjesit sipas kohës lokale (05.30 Sipas kohës së Evropës Qendrore), bënë të ditur Interfax i Ukrainës, duke cituar kreun e Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës, Vasyl Hrytsak. Hrytsak premtoi se fajtorët do të dënohen. Sipas Interfax, zyra e prokurorit publik në rajonin Donetsk vrasjen e ka quajtur “akt terrorist”. Hetimet në lidhje me rastin janë duke u zhvilluar, ka shton ajo. Mariupol, është një qytet juglindor me rreth 500,000 banorë në detin Azov, është rreth 30 km (20 milje) larg vijës së frontit të konfliktit midis ushtrisë ukrainase dhe separatistëve. Konflikti mes Kievit dhe separatistëve ka vrarë më shumë se 10,000 njerëz që nga prilli 2014.

Artikulli paraprakPRITË ME ARMË NË RRUGËN E KOMBIT SHQIPTARIT NGA KOSOVA
Artikulli tjetërOLEN ÇEZARI DHE INVA MULA BASHKË NË KONCERT NË TIRANË