Një gazetar i njohur jordanez është qëlluar për vdekje para gjykatës, pak para fillimit të seancës së gjyqit për të cilën u akuzua për një karikaturë që u konsiderua ofendim në Islam.

Policia thotë se Nahed Hattar u godit me tre plumba në kokë para arritjes në gjykatë për seancën gjyqësore në Aman. Policia ka arrestuar menjëherë vrasësin, shkruan “iNews”. Nahed ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit e tij kur u qëllua për vdekje.

Artikulli paraprakSHKOLLA VERORE EUROPIANE, META: BASHKËPUNIM KONSTRUKTIV PËR TË GARANTUAR CILËSINË E REFORMAVE
Artikulli tjetërLIGJI I MBETJEVE, RAMA: NUK IMPORTOHET ASNJË LËNDË E RREZIKSHME