Një krim ka ndodhur mëngjesin e sotmë në Skrapar, ku Fatmir Cenaj qëlloi me armë ndaj bashkëfshatarit të tij, për çështje pronësit.

Jonuz Banaj kishte marrë plagë të rënda dhe u soll me urgjencë për në Tiranë.
Por sipas burimeve policore në ‘lidhje me plagosjen me armë të ndodhur në fshatin Rehovë të Skraparit, ju bëjmë me dije se i plagosuri Jonuz Banaj ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë’.

Viktima ishte ish-kryetari i fshatit Rehovë në Skrapar është plagosur nga një 58-vjeçar.
Nga informacionet zyrtare mësohet se rreth orës 9:40, Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshatin Rehovë,

Poliçan ka qëlluar me armë zjarri për motive pronësie, ish kryetarin e fshatit 60-vjeçarin Jonuz Banaj banues në Rehovë, Poliçan.

Mësohet se më pas është arrestuar autori, i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit..

Artikulli paraprakSHISTE QIRINJ NË KISHËN E LAÇIT, POLICIA DHUNON TË MOSHUAREN
Artikulli tjetërGODASIN ME THIKË PASAGJERIN, ARRESTOHET FATORINOJA. KONTROLLORI NË KËRKIM NGA POLICIA