Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë reaguar për të shtënat ndaj Top Channel që u regjistruan një natë më parë, e për pasojë mbeti i vrarë roja Pal Kola 60 vjeç. Rama dhe Begaj u bëjnë thirrje organeve ligjzbatuese që të zbardhin ngjarjes.
Në një postim në ‘Twitter’, Rama e cilëson si një agresion kriminal që thotë se i mori jetën rojës së sigurisë, ndërsa i shpreh ngushëllimet edhe familjarit të të ndjerit.
“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues”, shkruan Rama.
Ngushëllime për familjen Kola SHpreh edhe kreu i shtetit, Bajram Begaj.
“Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Begaj.