Vritet shqiptari në Kretë nga fqinja 26-vjeçare

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar prej fqinjës së tij ne ishullin e Kretës. Policia sqaron se autorja është 26 vjeç dhe një ditë më parë ishte ndaluar nga policia nën akuzën e prositucionit dhe në kohën që u lirua, po kthehej në banesë. Në rrethana që ende nuk dihen, ajo ka dëmtuar automjetin e viktimës, i cili është 35 vjeç,babai i dy fëmijëve të mitur. Mbas përballjes fizike, 26-vjeçarja nxori një thikë dhe e goditi viktimën dy herë në zemër. Policia arrestoi autoren, e cila është edhe përdoruese e drogave të rënda.

Artikulli paraprakPAKO ME EKSPLOZIV DYQANIT TË 44 VJEÇARIT
Artikulli tjetërDROGA NË BRITANI, GRUPET SHQIPTARE NË “LUPËN” E SCOTLAND YARD