I papune, pa mbeshtetje, e vetmja e ardhur nga i cila mban frymen gjalle eshte peshkimi ne lumin Drin ne Lezhe.

Behet fjale per 58 vjecarin Bec Dani nga Lagjia “Skenderbeg” ne Lezhe, i cili prej shume vitesh ushtron kete zanat si menyren e vetme per te fituar buken e gojes.

I semure me azem, bashkeshorten invalide te semure me dialize, 58 vjecari Dani rrefen se i duhet te punoje ne te zeze per te siguruar te ardhura per te mbijetuar dhe per te mbajtur familjen.

Ai tregon se eshte hequr edhe nga skema e ndihmes ekonomike pa te drejte.
Ai tregon edhe veshtiresite qe duhet per te sheruar bashkeshorten e tij e cila tre here ne jave merr dialize ne spitalin e Lezhes.

Shume familje nga komuniteti Rom dhe Egjyptian ne Lezhe jane hequr nga ndihma ekonomike me pa te drejte.

Keto familje jetojne ne skamje te madhe ndersa te ardhurat e tyre jane mbledhja e kanaceve dhe hekurishteve per te fituar buken e gojes.

 

Artikulli paraprakDEGRADOHET PEDONALJA E MOLOS
Artikulli tjetërRRJOLLI, PA SHËRBIM SHËNDETËSOR