Një i burgosur 64-vjeçar në burgun e Shënkollit ka mbërritur i vdekur në urgjencën e spitalit Rajonal të Lezhës. Shpëtim Ferko kishte probleme shëndetësore dhe vdekja e tij dyshohet të ketë ardhur si pasojë e shkaqever natyrale.
Mësohet se i dënuari, ishte pacient në spitalin e burgut të Shënkollit me vendim gjykate për të marrë mjekime të detyrueshme pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore.Trupi i pajetë do të dërgohet në morg për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.