Vuante nga sëmundje e rëndë – Ndahet nga jeta ish-Ministri i Energjitikës, Dritan Prifti

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti. Dritan Prifti vuante nga një sëmundje agresive të gjakut prej një viti dhe për këtë shkak ai kishte hequr dorë dhe nga jeta publike dhe politike. Prifti i ishte nënshtruar së sëfundmi një operacioni tepër të vështirë në Itali, nga i cili nuk janë vënë re përmirësime.Nga Italia, Prifti u transferua në një klinikë më të specializuar në Gjermani, por pavarësisht nga trajtimet e marra mësohet se ish-ministri i Ekonomisë ja ka arritur të shpëtojë.Ai është kthyer dje pasdite në Shqipëri dhe gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë.Vetë Prifti deklaroi në muajin maj të këtij viti se ishte në betejë me një sëmundje të rëndë gjë e cila e privoi atë edhe nga fushata elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.Por kush ishte Dritan Prifti, studenti i shkëlqyer i Harvardit që u kthye në Shqipëri në vitin 1997.Dritan Prifti lindi më 27 gusht 1968 në qytetin e Beratit ku mori edhe arsimin bazë. Studimet e larta Prifti i kreu në Universitetin e Harvardit me rezultate të shkëlqyera.Ai u kthye në Shqipëri në vitin e trazirave, 1997 dhe u fut në politikë, ku nga 1997 deri në 1999 ishte shef kabineti, fillimisht i ministrit të Financave dhe më pas i ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale.Nga viti 2000 deri në vitin 2001 Prifti ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Korporatës Energjitike Shqiptare, KESH.Në 2005 Prifti iu bashkua LSI-së dhe në zgjedhjet Parlamentare të po atij viti fitoi mandatin si deputet në Libofshë të Fierit.Me krijimin e LSI-së, për 6 vite Dritan Prifti do të ishte një nga figurat më të larta të kësaj force politike.Në 2009 Prifti ishte kumbari i marrëveshjes PD-LSI, dhe po në atë vit mori postin e ministrit të Energjitikës.Në vjeshtë të 2010 Dritan Prifti do të largohej nga Ministria e Energjitikës dhe do të ishte vetëm deputet në Parlamentin shqiptar.Pas vitit 2013, kur edhe i mbaroi mandati i deputetit Priti do të largohej nga politika aktive, për shkak të sëmundjes së tij të rëndë.Nga viti 2013 e më pas ai u angazhua me aktivitetin e tij privat së bashku me deputetin Tom Doshin. 

Artikulli paraprakBYROJA PËRJASHTON NOKËN ME 10 DITË NGA PUNIMET E KUVENDIT
Artikulli tjetërAKSIDENT NE AKSIN RRUGOR SHKODER-VELIPOJE,MAKINA BIE NE KANAL