“8 vende arabe nga 22 ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës”.
Studuesi Muamer Vuci foli gjatë një takimi të shoqatës së Miqësisë me Vendet Arabe në një aktivitet kushtuar 17 shkurtit, Pavarësisë së Kosovës. Që nga viti 2013 nuk ka asnjë njohje nga vendet arabe për Kosovën dhe për këtë dy ministritë e jashtme në Kosovë dhe Shqipëri duhej të kishin bërë më shumë. Vuci shprehet se shoqata e miqësisë me vendet arabe ka kërkuar që situata të përmirësohet ndërsa nuk e quajti shumë pozitive mosnjohjen e Palestinës nga Shqipëria në vitin 2011. Shoqata e miqësisë në Shkodër ka zhvilluar në vazhdimësi një sërë aktivitetesh duke qenë prezente edhe në media mbi problematikat por edhe bashkëpunimet e Shqipërisë me vendet arabe.