Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se derisa të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi më 2022, nuk do të ndodhë njohja e Kosovës.

“Pas kësaj është populli ai i cili do të vendosë”, ka thënë Vuçiç në një intervistë për televizionin serb TV Prva.

Me këtë deklaratë, Vuçiç mund të ketë aluduar në mbajtjen e ndonjë referendumi për këtë çështje, megjiithatë ka theksuar se asnjë vend në Perëndim nuk mendon se Kosova nuk është e pavarur.

“Opinioni i Uashingtonit, pavarësisht se kush është në pushtet, nuk do të ndryshojë, megjithëse marrëdhënia ishte disi e ndryshe gjatë administratës së Donald Trump”, tha Vuçiç.

Presidenti serb disa herë gjatë periudhës së fundit ka folur për mundësinë e një ndryshimi të pozicionin amerikan ndaj Serbisë në raport me Kosovën, pas fitores së presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar më 4 shtator, në Uashington dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Artikulli paraprak“SHKONI APLIKONI PËR ID E PASAPORTA” I LARTË NUMRI I ATYRE QË NUK PO I RINOVOJNË
Artikulli tjetërSHKODRANËT SËRISH SOT NË PROTESTË, POLICIA RRETHON INSTITUCIONET