Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se në 11 mars, nuk do të ketë njohje “as de facto dhe as de jure” të pavarësisë së Kosvoës.

“Nuk do të jem unë ai që do ta nënshkruaj pavarësinë e Kosovës, më vjen turp të shkoj nëpër Serbi dhe të justifikohem para askujt. Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës as de facto, as de jure, por ne duam paqe me shqiptarët, duam marrëdhënie të mira”, tha Vuçiç në Vranjë, në jug të Serbisë.

Vuçiç tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se nuk do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse nuk është në përputhje me ligjet e Kosovës.

Artikulli paraprakARRESTOHEN 14 POLICË NË SHQIPËRI, AKUZOHEN PËR KORRUPSION E SHPËRDORIM DETYRE
Artikulli tjetërJA SE ÇFARË DUHET TË BËJMË ÇDO MBRËMJE PËR NJË JETË MË TË SHËNDETSHME