Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se në takimin e 21 gushtit në Beograd me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, mori mbështetjen e tyre që të punojë për të gjetur një zgjidhje kompromisi lidhur me vendimet e Kosovës për targat dhe dokumentet serbe. I pyetur se cila do të ishte një zgjidhje e tillë, ai tha se “nuk e di”.

“Sapo ta kuptoj, do t’iu njoftoj. Ne do të përpiqemi, do të bëjmë më të mirën. Nëse mundemi, mundemi, nuk mundemi, nuk mundemi”.

Vuçiç tha se Serbia dëshiron ta ruajë paqen dhe shtoi se “do të gjejmë më shumë propozime kompromisi”. Sipas tij, ajo që kërkuan përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, gjatë takimit të së dielës, ishte që të mos përballeshin me përndjekje dhe Vuçiç tha se u ka garantuar se nuk do të lejojë një gjë të tillë. Presidenti serb tha se Serbia gjendet në një situatë shumë të vështirë dhe se “do të kërkojmë me dëshpërim një kompromis për 10 ditët e ardhshme. Shpresoj se do t’ia dalim”.

Artikulli paraprakBANORËT E RRUGËS “LUIGJ BENUSI” : NDIHEMI TË HARRUAR
Artikulli tjetërSULMI NDAJ USHTARËVE NË GRAMSH, OSMANI: JAM NË KONTAKT ME BEGAJN, KOSOVA E GATSHME PËR ÇDO NDIHMË