Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka kritikuar deklaratat e kryeministrin Edi Rama, pas fjalimit të këtij të fundit në Kuvend për qëndrimin e tij ndaj Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Sulës, krahasimi i situatave Kosovë-Palestinë, është e tmerrshme.

“Qëndrimi i Serbisë dhe i Vuçicit tregon si ai është i pakorrigjueshëm. Është ish-sekretar i asaj partie që është dënuar për gjenocid. E ka deklaruar me gojën e tij që nuk do ta njohi Kosovën. Kosova thjesht po kërkon të jetojë në paqe. Vuçiç kërkon të zgjoj fantazmat e Millosheviçit.

Po Presheva dhe Bujanovçi e dini ju çfarë po heqin, si po ju shkelen të drejtat? Kurse pakicat serbe ne Kosovë respektohen. Më erdh keq me kryeministrin tone qe beri një paralelizëm me Palestinën. Është një ugur i zi që mund të ndodhi kjo me Kosovën, e tmerrshme të mendosh që do ndodhi një skenar i tillë me Kosovën. Jam i bindur që Kosova do jetë në rrugën e integrimit se është në të drejtën e vet”, deklaroi Sula.

Artikulli paraprakME KAPSOLLA DHE THIKA PËR NDESHJEN SHQIPËRI-ÇEKI, SHOQËROHEN NË POLICI 12 PERSONA
Artikulli tjetërMASIVI I DHEUT ZË POSHTË ESKAVATORIN, VDES 56 VJEÇARI