KRYEMINISTRI SERB TAKOHET ME HOMOLOGUN SHQIPTAR NË BRUKSEL. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç konfirmon vizitën e tij në Shqipëri në fund të majit, ku do të marrë pjesë në në konferencën e SEECP që do mbahet në Tiranë.Deklarata erdhi gjatë takimit të Vuçiç dhe Ramës në Bruksel, sëbashku me delegacionet që i shoqëronin.

Mirëseardhjen ua uroi Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johannes Hahn, i cili më pas i la në diskutime dy Kryeministrat, në të parën përballje sy më sy pas deklaratës së Kryeministrit shqiptar mbi bashkimin klasik me Kosovën. Biseda mes dy Kryeministrave u perqendrua ne projektet e perbashketa te vendeve te Ballkanit perendimor, te cilat do te paraqiten ne takimin e sotem mes drejtuesve te ketyre vendeve dhe zyrtareve te larte te Bashkimit Europian. Projektet me konkrete per te cilat dy Kryeministrat dhane mbeshtetjen e tyre te plote ishin autostrada Nish-Prishtine-Durres, hekurudha qe do te lidhe Beogradin me Budapestin dhe autostrada Adriatiko Joniane qe lidh Shqiperine me Malin e Zi dhe Kroacine ne veri dhe Greqine ne jug te vendit tone. Kryeministri Rama theksoi se marredheniet mes Shqiperise dhe Serbise jane tejet te rendesishme per stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik e social te Ballkanit dhe Europes ne teresi. “Serbia dhe Shqiperia duhet te shohin perpara”, theksoi Rama, “duke bere sebashku per Ballkanin ate qe Gjermania dhe Franca bene pas luftes se dyte boterore per Europen. Eshte e rendesishme te kuptojme te gjithe se Ballkani ka nevoje per Bashkimin Europian po aq sa BE ka nevoje per Ballkanin”. Kryeministri Vucic shprehu mbeshtetjen e qeverise serbe per projektet ne fjale dhe theksoi se “Bashkimi Europian duhet te kuptoje dhe mbeshtese vendet e Ballkanit Perendimor dhe mbeshtetja projekteve ne fjale do te nxisin ekonomine e te dy vendeve”.

Artikulli paraprakYoutube tani edhe në shqip!
Artikulli tjetërTRAGJEDIA NË MESDHE, UDHËR ARREST PËR DY PERSONA