Duket se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç është shqetësuar pasi pritet që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Presidenti serb ka paralajmëruar se ndaj këtij veprimi Serbia do të reagojë politikisht gjatë një adresimi para mediave pas darkës joformale në Bruksel, ku morën pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka konfirmuar se Prishtina do ta aplikojë për anëtarësim ditën e sotme 12 maj 2022.

Me shqetësim, Vuçiq ka thënë se situata për Serbinë është komplekse dhe se kjo gjë është shkelje e të gjitha normave ndërkombëtare.

Ai madje është ankuar se nuk janë zhvilluar bisedimet për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë për më shumë se 3,310 ditë.

“Një periudhë shumë e vështirë dhe një stuhi është para nesh. Prishtina po do ta përdorë situatën në Ukrainë, duke thënë se Serbia është një zgjatim i Rusisë, duke e prezantuar veten si një luftëtare të madhe të influencës ruse. Do të nisim reagimet politike. Nëse dikush mendon se mund të na shantazhojë dhe ta thyej Serbinë me presion, nuk do të jetë aq lehtë siç mund të imagjinohet”, tha presidenti serb.

Artikulli paraprakSI DIKTATORËT E BOTËS PO E RISHKRUAJNË TË SHKUARËN, PËR TË KONTROLLUAR TË ARDHMEN
Artikulli tjetërZGJEDHJA E 61 KRYETARËVE TË PS, BLENDI KLOSI NGA SHKODRA: DO PËRZGJEDHIM MË TË MIRËT