KRYEMINISTRI SERB, NUK KA NJË DATË FIKSE PËR INTEGRIMIN.Nëse Bashkimi Europian i vë kusht Serbisë njohjen e Kosovës për t’u pranuar në unionin europian, atëherë BE nuk e do Serbinë në gjirin e saj. Ky ishte qëndrimi i prerë i kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç për statusin e Kosovës, gjatë një interviste për rrjetin televiziv amerikan CNN.

“Asnjëherë nuk e kam dëgjuar këtë kusht. Të thuash që duhet të njohësh Kosovën si shtet i pavarur do të thotë t’i përcjellësh një mesazh Serbisë: Ok, nuk ju presim në Bashkimin Europian së shpejti”.Përveç çështjes delikate të Kosovës, Vuçiç foli edhe për projekte të mëdha në luftën kundër e Serbisë kundër korrupsionit dhe strategjinë e saj për në BE. I pyetur nga CNN nëse 2020-a do të ishte viti i përmbushjes së kërkesave për antarësim në BE, Vuiçiç nuk shprehet shumë entuziast:“Nëse ju më pyesni nëse shpresoj që vendi im të jetë anëtar, unë them po. Por kjo nuk është diçka që ia premtoj popullit tim vetëm me qëllim për të fituar më shumë pikë. Ajo që mund të premtoj për serbët është shpëtimi ynë: përfundimi i të gjitha reformave të nevojshme për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm biznesi në vend, një klimë të mirë investimi që do të sjellë një normë rrije ku ne do të jemi në gjendje të mburremi me të.”Kreu i qeverisë serbe ka mohuar se ndërhyn shpesh në media, një kritikë kjo që ishte bërë edhe nga organizata ndërkombëtare, ndërsa anulimin e projektit të gazsjellësit rus “Rrjedha e Jugut” e ka quajtur shokues. Në parantezën e intervistës, CNN flet për Serbinë si një vend ballkanik që ka pozicionuar veten si një destinacion tërheqës për investimet kineze gjatë dekadës së fundit, me një numër të madh projektesh. Një prej tyre është edhe përurimi i urës Zemun-Borca mbi lumin Danub në Beograd. 

Artikulli paraprakENERGJIA, SHKARKOHET KREU I ARSIMIT NË M.MADHE
Artikulli tjetërKUKAN, KA FORMULËN E PAJTIMIT