Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sonte se Albin Kurti ka vetëm një dëshirë – të shkaktojë konflikte në Kosovë dhe Metohi dhe të shkaktojë një konflikt të madh ndërmjet serbëve dhe NATO-s, e të çojë në gjakderdhje në të gjithë rajonin. Vuçiç theksoi se Kurti është i vetmi fajtor për këtë që po ndodh.

Në një fjalim jo të zakonshëm në Presidencë, Vuçiç tha se pakkush dëshironte të kuptone thelbin e gjithçkaje që po ndodh në Kosovë, edhe pse ne kemi muaj që themi se Kurti dëshiron që kjo të çojë në konflikt.

“Në tre ditët e fundit edhe një njeri i dobët dhe politikisht analfabet ka mundur të kuptojë se çfarë po përgatitej për sot dhe gjithçka në organizatën e Kurtit, me dëshirën për të pasur një konflikt të madh mes serbëve dhe NATO-s dhe ai që është i vetmi, për tu fajësuar për gjithçka që po ndodh, se ai lan duart nga Pilati dhe thotë se nuk ka lidhje me të”, tha Vuçiç.

Artikulli paraprakTENSIONET NË VERI TË KOSOVËS, BE DËNON PROTESTAT E DHUNSHME NË ZVEÇAN
Artikulli tjetërNIS ZËVENDËSIMI I AMBASADORËVE (EMRAT)