Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, do të insistojë që autoritetet e Kosovës të mos miratojnë ndonjë ligj përmes së cilit kombinati “Trepça” të shndërrohej në ndërmarrje publike.

“Në bisedimet me Prishtinën në Bruksel do të bëjë të qartë se Beogradi nuk do të lejojë që autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj përmes së cilit kombinati “Trepça” do të shndërrohej në ndërmarrje publike të së ashtuquajturës Republikë e Kosovës”, ka thënë Vuçiç nga veriu i Kosovës, raportojnë mediat serbe. “Do të insistojmë në Bruksel… nuk dëshirojmë ta fyejmë askënd, dhe s’dëshirojmë të japim fjalë të mëdha… por Trepçën do ta ruajmë”, ka theksuar Vuçiq, transmeton Koha.net. Bombë në sallën ku do mbajë fjalim Vuçiç Ndërkaq, rreth orës 3 pas mesnate, është hedhur një granatë në oborrin e sallës së re sportive në Zubin Potok, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për veri Besim Hoti. Raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz. Salla po përgatitej për fjalimin e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili të dielën viziton Kosovën, më konkretisht në pjesën veriore. Hoti ka deklaruar se siguria është ngritur në nivelin më të lartë dhe vizita e Vuçiqit vazhdon siç është planifikuar. Vet Vuçiç theksoi se “bomba nuk më frikëson”. Vuçiç nisi vizitën në Leposaviq, ku ai vizitoi objektet e Trepçës, dhe pastaj do të vizitojë veriun e Mitrovicës dhe komunën e Zubin Potokut.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakFUTBOLLI NË ZI, VDES CEZARE MALDINO
Artikulli tjetërLAÇ, POLICIA PARANDALON NJË VRASJE