LAJMI PËR VIZITËN E KRYEMINISTRIT SERB ËSHTË PUBLIKUAR NGA GAZETA SERBE ‘DANAS’. kryeministri serb Aleksandër Vuçit pritet të vijë në Tiranë për një vizitë zyrtare më datën 27 Maj. Lajmi për vizitën e Kryeministrit serb në Shqipëri është publikuar nga gazeta serbe ‘Danas’, duke iu referuar burimeve nga kabineti i kryeministrit serb edhe kabineti i kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Gazeta shkruan se kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri serb në Shqipëri. Vizitën e Vuçiç në Shqipëri, e kishte paralajmëruar këshilltari i kryeministrit Rama, Shkëlzen Maliqi. Me ardhjen në Tiranë, Vuçiç i përgjigjet ftesës së bërë nga kryeministri Rama, i cili në 10 nëntor të 2014-ës kur zhvilloi vizitën zyrtare në Beograd. Vizita e Ramës në Serbi ishte e para e një zyrtari të lartë shteti që pas 68 vitesh. “Në këto shtatë muaj ne mundëm të korigjonim atë që në vitet e kaluara ishte lënë në harresë dhe kjo është një gjë e madhe, jo vetëm në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, por edhe për të gjithë rajonin,” ka thënë Shkelzen Maliqi, këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Maliqi tha gjithashtu, se pjesë e diskutimeve do të jetë edhe autostrada Durrës-Nish, rrugë e cila do të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe turistik midis dy vendeve.