KRYEMINISTRI SERB, POHON SE PO SHIHET NJË MUNDËSI PËR TË GJITHA PALËT.Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se “është herët të flitet për zgjidhjen përfundimtare për Kosovën” dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin Tomisllav Nikolic për këtë çështje.

Për televizionin Tv Prva Vuçiç ka thënë se është në kontakt të vazhdueshme me presidentin e Serbisë. Ai ka deklaruar se hyrja në BE nuk duhet të pritet para vitit 2020. Kryeministri serb ka shtuar se ka interpretime të shumta të marrëveshjes së Brukselit dhe se priten bisedime të vështira dhe kushte të rënda. Për dallim prej kryeministrit Nikoliç vazhdon të këmbëngulë se Serbia duhet të miratojë një dokument për “statusin final të Kosovës”. Ai ka deklaruar se ai po përgatit një dokument që parasheh një “zgjidhje të përhershme” për Kosovën dhe ky dokumentet do t’i të dërgohet edhe qeverisë për miratim. Ai ka thënë se është i sigurt se Serbia do të bëhej anëtare e BE-së gjatë mandatit të tij, nëse edhe shqiptarët do ta pranonin dokumentin e Serbisë për Kosovën.

Artikulli paraprakOPERACIONI “DËBORA” 4 NË PRANGA
Artikulli tjetërPËRMIRËSOHET SITUATA NGA DËBORA