KRYEMINISTRI SERB DEKLARON SE SHTETIT I TIJ NUK DO TË NJOHË PAVARËSINË. Në një bisedë për gazetën zvicerane Neue Zuricher Zeitung, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka folur edhe për Kosovën. Siç raporton koha.net, Vuçiç ka kujtuar se qëkur ka filluar dialogu, Serbia sipas tij, ka bërë shumë kompromise me të cilat popullata e Serbisë nuk është gjithmonë e kënaqur, se ato janë bërë në mënyrën më të mirë në që të sigurohen jeta dhe garancia e serbëve në Kosovë dhe që Serbisë t’i mundësohet rruga për në BE. “Megjithatë nuk jemi të gatshëm ta njohim Kosovën shtet të pavarur. Shpresoj se Brukseli nuk pret koncesioneve më vetëm nga Serbia”, ka theksuar Vuçiç. Ai ka shtuar se nuk mendon se Kosova de facto është e pavarur.