Sipas presidentit serb, Aleksandër Vuçiç është Prishtina ajo që nuk dëshiron që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë.

Nëpërmjet një komunikimi për mediat, Vuçiç ka thënë se Serbia është pro dialogut dhe dëshiron që ky dialog të përparojë.

“Ne dëshirojmë dhe duam të arrijmë një marrëveshje për të zhdukurit, por është Prishtina ajo që nuk e dëshiron këtë. Ajo nuk dëshiron të flasë me ne”, ka thënë Vuçiç.

Po ashtu presidenti serb tha se autoritetet në Kosovë kanë shkelur marrëveshjet e arritura me bashkësinë ndërkombëtare, ndërsa theksoi se Beogradi ka lejuar shumë njerëz nga Kosova të vizitojnë Serbinë dhe se e kundërta sipas tij nuk ka ndodhur me Prishtinën.

Artikulli paraprakNJË DITË MË PARË U VODHËN TRANSFORMATORËT, RIKTHEHET ENERGJIA ELEKTRIKE PËR 160 FAMILJE
Artikulli tjetërPRETENDON SE ËSHTË 102 VJEÇ, POR PËR GJYKATËN VETËM… 48!